Kaloni te përmbajtja kryesore

Rritja e shtesave për lehonat, Murati jep detajet nga vendimi që hyn në fuqi këtë muaj

Ministri në detyrë i Financave, Hekuan Murati ka dhënë detaje se si do të funksionojë rritja e shtesave për nënat lehona.

Murati ka shkruar se vendimi për rritjen e shtesave do të hyjë në fuqi që nga ky muaj.

“Lehonat e papunësuara që në vitin e parë do të përfitojnë nga Qeveria: Shtesa për lehona: 6 muaj x 325.9 = 1,955.4 euro; Shtesa për fëmijë: 12 muaj x 20 euro = 240 euro. Gjithsej në vitin e parë të lindjes për secilin fëmijë: 2,195.4 euro”, ka njoftuar ai.

Po ashtu, ai ka shkruar edhe për lehonat e punësuara, përveç pagesës për 6 muaj me 70% të pagës, që në vitin e parë do të përfitojnë nga Qeveria edhe: Shtesa për lehona: 3 muaj x 325.9 = 977.7 euro. Pushimi i lehonisë: 3 muaj x 319.5 euro = 958.5. Shtesa për fëmijë: 12 muaj x 20 euro = 240 euro. Gjithsej në vitin e parë të lindjes për secilin fëmijë: 2,176.2 euro. Qeveria për familjet”, shkroi Murati.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim që të rriten shtesat për lehonat.

Rriten shtesat për lehonat, nga 170 në 325 euro në muaj

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button