Kaloni te përmbajtja kryesore

Rritet numri i v’iktimave të su’lmit në Graz të Austrisë

Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve nga sulmi në një shkollë në qytetin Graz të Austrisë, të martën në mëngjes.

Viktima e 11-të ka vdekur në spital.

Ndërkohë nga 12 persona të tjerë që janë të plagosur, nëntë prej tyre raportohet se janë në gjendje të rëndë.

Autori i sulmit, një 21-vjeçar austriak, ka kryer vetëvrasje në një tualet shkolle pas aktit të tmerrshëm.

Sipas informacionit nga gazeta “Krone”, një shënim vetëvrasjeje u zbulua gjatë një kontrolli shtëpie në lagjen Graz-Umgebung.

Austria ka shpallur tre ditë zie kombëtare. Flamujt do të ulen në gjysmë shtizë dhe festimet publike do të anulohen ose shtyhen.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button