Rritet numri i të punësuarve me pagë primare e sekondare në tetor

Në muajin tetor 2023, të punësuar me pagë primare ishin 374.409 persona, ku krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak 2022 (361.822), ka rritje për 12.587 ose 3,5% të punësuar me pagë primare.
Kjo është bërë e ditur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), e cila ka publikuar statistikat administrative të tregut të punës për tetor 2023.
Gjatë kësaj periudhe, sipas ASK-së, grup-mosha me më së shumti të punësuar me pagë primare ishte 25-34.
Punësimi me pagë primare sipas grup-moshës (‘000).

Të punësuarit me pagë sekondare
Në muajin tetor 2023, të punësuar me pagë sekondare ishin 18.242 persona ose 6.7 për qind më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (tetor 2022 – 17.095), ndërsa grup-mosha me më së shumti të punësuar me pagë sekondare ishte 35-44.
Punësimi me pagë sekondare sipas grup-moshës (‘000)

Punësimi sipas aktiviteteve
Punësimi më i theksuar për tetor ishin: administrata publike dhe mbrojtja, sigurimi i detyrueshëm social (23,1%); tregtia me shumicë dhe pakicë (21,3%); dhe prodhim (11,2%).
Punësimi sipas aktiviteteve dhe gjinisë (në përqindje), mosha 15 e më shumë për muajin tetor 2023.

ASK sqaron se këto të dhëna bazohen në të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK).
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?