Kaloni te përmbajtja kryesore

Rrëmbehet një person në Vushtrri, keqtrajtohet për tre ditë me radhë

Një burrë është rrëmbyer e keqtrajtuar nga dy persona për tre ditë me radhë në Vushtrri.
Policia ka njoftuar pas një pune hetimore dje më 17 dhjetor është gjetur viktima dhe janë arrestuar dy të dyshuarit.
Përmes raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se në telefonin e viktimës janë gjetur video incizime ku shihet duke u keqtrajtuar viktima.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Ndërsa, Policia ka njoftuar se rasti vazhdon të hetohet./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button