Rrahmani: Vazhdojmë të kundërshtojmë disa nene të projekt-ligjit për shëndetin riprodhues

Ministri i shëndetësisë Arben Vitia ka njoftuar se deri në fund të vitit në spitalet publike qytetarët do të mund aplikojnë IVF. Në anën tjetër një numër deputetësh në Kuvendin e Kosovës vazhdojnë të kundërshtojnë projektligjin i cili do tua mundësonte qytetarëve marrjen e këtij shërbimi nëpër spitalet publike. Përfaqësuesi i koalicionit Lista për Familjen, Eman Rrahmani tha se do të vazhdojnë ta kundërshtojnë këtë projekt-ligj përderisa nuk ndryshohen disa nene brenda këtij ligji sipas të cilit bien në kundërshtim me vlerat e familjes tradicionale.
Përfaqësuesi i koalicionit Lista për Familjen, Eman Rrahmani, ka mohuar zërat se ky koalicion ka prapavijë fetare. Rrahmani tha se qëllimi i vetëm i këtij koalicioni është që të mbrojë vlerat e familjes tradicionale.
“Kjo nuk ka të bëjë me sfond fetar as nuk ka prapvi fetare thjesht e kemi krijuar një koalicion i cili do të mbrojë vlerat familjare”, thaRrahmani.
Në anën tjetër, arsye largimit të deputetëve Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, nga LVV-ja, ishin kundërshtitë e tyre me një dispozitë të Kodit Civil që ka të bëjnë me martesën brenda gjinisë së njëjtë si dhe të projektligjit për fertilizim artificial.
Pa dashur të komentojë largimin e dy deputetëve nga grupi parlamentar i LVV-së, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, tha se iniciativat për fertilizimin artificial nuk do të ndalen.
“Pajisjet janë sjellë dhe janë duke u montuar. Në listën e barnave esenciale do të futen edhe barnat për IVF-në. Deri në fund të vitit ky shërbim kaq i nevojshëm do të aplikohet edhe në institucionet spitalore publike”, tha Vitia.
Përfaqësuesi i Listës për Familje, Eman Rrahmani për rtv21 thotë se projektligji për Kodin Civil, është i dështuar, ndërsa për projekt-ligjin për shëndetin riprodhues kërkohet ndryshim i disa neneve. Ai përmendi edhe një projektligj tjetër, i cili sipas tij është edhe më dëmshëm për familjet kosovare.
“Si të tillë projektligjin për shëndetin riprodhues do ta kundërshtojmë deri sa të ndërrohen disa nene ku thuhet se fëmija nuk do ta njeh prindin e tij nuk do ta dijë kënd e ka babë… Ndërsa një gjë edhe më e rrezikshme është duke ardhur ligji për gjendjen civile ku fëmijët nën moshën 18 vjecare do të kenë mundësi të vendosin për gjininë e tyre varësisht se si ndihen pra rrezikojmë që fëmijët të shkojnë në shkollë dhe kur të kthehen të ndrrojnë gjininë”, theksoi Rrahmani.
Dy deputetët e LVV-së, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, lidhën koalicion me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe Partinë e Drejtësisë, të cilat në vitin 2011 kishin iniciuar amendamente ligjore për lejimin e bartjes së shamisë dhe futjen e lëndëve fetare në shkollat publike. Por, këto propozime ishin hedhur poshtë në legjislaturën e atëhershme. Për këtë çështje njohësi i rrethanave politike Belgzim Kamberi, thotë se mbetet të shihet se çfarë kauza do të mbështesë ky koalicion dhe në deri në çfarë mase do marr mbështetje.
“Duhet ta shohim se si do ndikoj çfarë reaksioni do të sjellë kundërshtimi i Kodit Civil, por edhe në të kaluarën ka pasur kso lëvizjesh pra deputet që kanë përfaqësuar fenë por që ndikimin e kanë pasur të ulët”, tha Kamberi.
Aktualisht GP i LVV-së ka 62 deputetë, gjë që sipas partisë në pushtet, mund të funksionojë pa telashe deri në përfundim të mandatit./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?