Rrahmani i PDK-së jo koalicionit me LVV-në, “bashkëpunimi me LVV-në, përfshirje në keqqeverisje

Deputeti i grupit parlamentar të PDK-së, Eman Rrahmani ka deklaruar për RTV21 se është kundër një bashkëpunimi qeverisës me LVV-në, meqë, sipas tij bashkëpunimi me LVV-në i bie përfshirje me një pushtet që ka përdorur siç tha çdo mjet propagandues në dëm të shoqërisë në Kosovë.
“Unë nuk besoj se duhemi me u përfshi me një keqqeverisje me një pushtet që ka përdorur cdo mjet propagandues, nxitës, përçarës për popullin dhe krejt kategoritë që dalin dhe kontribuojnë për shoqërinë. Çdo bashkëpunim dhe pjesëmarrje i bjen që me e nda hisen dhe me pranu si të mirëqenë një keq qeverisje të këtij pushteti të më shumë se gjashtë vite. Situata politike është jashtëzakonisht e randë pa mbikëqyrje të institucioneve për krejt punën që është ka bahet ose në fakt punën që nuk po behet kështu që është një situatë që po i konvinon këtij pushteti ka marrë nën kontrollë gjithçka dhe jemi në autoritarizëm të plotë si Republikën e Kosovës.”, tha ai.
Rrahmani ndër të tjerash tha se cili do subjekt politik opozitar që pranon një marrëveshje me LVV-në vetëm për postin e presidentit do të jetë humbës.
“Unë nuk mendoj që posti i presidentit duhet të merret dhe të shihet si koalicion. Absolutisht partitë që duan të kenë bashkëqeverisje duhet të jenë pjesëmarrse në ekzekutiv. Çdo lloj pranimi të cilit do subjekt që me ja ofru edhe me zgjedhë postin e presidentit është humbje për ato parti opozitare. Por mendimi im është që nuk duhet të ketë asnjë lloj bashkëpunimi me pushtetin. Cfarëdo lloj bashkëpunimi.”deklaroi ai.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?