Kaloni te përmbajtja kryesore

Rrahmani e Korenica braktisin VV-në

Deputetët Eman Rrahmani dhe Visar Korenica janë larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, për t’iu bashkuar koalicionit Lista për Familjen. Rrahmani ka thënë të martën se është koha “për një angazhim politik më ndryshe”.

“Kauza për familje është kauzë mbi partiake. Pjesë e këtij projekti do të jetë personalitete që e kanë dëshmuar veten dhe kanë një storie suksesi në jetën e tyre”, ka thënë ai.

Rrahmani ka potencuar tutje se është përgjegjësi për t’i prirë këtij koalicioni dhe i kanë propozuar edhe kreut të Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli “që me kënaqësi e pranoi bashkimin me këtë kauzë”.

“Kauza për familjen është kauzë mbipartiake”, ka thënë ai.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button