Rrahje për parking në Fushë-Kosovë, njëri përfundon për spital e tjetri në arrati

Një person është arrestuar dhe ka marrë trajtim mjekësor, pas rrahjes me një tjetër në rrugën “Hajrullah Zymi” të Fushë-Kosovës të shtunën.
Referuar raportit 24 orësh të policisë thuhet se mosmarrëveshja dhe përleshja u bë rreth një parkingu.
I dyshuari i arrestuar është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati.
“Rr. Hajrullah Zymi, Fushë Kosovë 26.04.2025-11:30. Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar, pas një mosmarrëveshje rreth parkingut janë përleshur në mes vete. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe ka pranuar tretman mjekësor, dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati”, thuhet në raportin ditor të policisë.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?