Kaloni te përmbajtja kryesore

Rrahje në Drenas, shkak i një mosmarrëveshje në trafik

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Zabel i Ultë në Drenas, pasi që i njëjti ishte i përfshirë në një rrahje me një tjetër person.

Sipas raportit të policisë deri tek rrahja kishte ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje në trafik.

Si pasojë lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar i cili ka qenë prezent në rrahje.

“Nga njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një pistoletë që dyshohet se është ekspozuar në rast ndërsa te i dyshuari tjetër është konfiskuar një skallper. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar, rasti nën hetime”, ka njoftuar policia.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button