Rrahen mes vete pas aksidentit të trafikut, arrestohen dy persona në Obiliq
Dy persona janë arrestuar në Obiliq nga Policia e Kosovës. Të dyshuarit pas aksidentit të trafikut janë përfshirë në konflikt fizik.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një nga të dyshuarit është shtetas i Gjermanisë dhe një i Kosovës.
Me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Fsh. Milloshevë, Obiliq / 21.08.2025 – 12:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i Gjermanisë, pasi që kishin sulmuar njërin-tjetrin pas një aksidenti me vetura që kishin pasur mes vete. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?