Rrahen anëtarët e një familjeje në Prizren, njëri përfundon në QKUK
Një rast i dhunës në familje është shënuar mbrëmë në Prizren.
Është raportuar se i dyshuari në shtëpi i kishte sulmuar fizikisht nënën dhe vëllain e tij. Si pasojë e sulmit lëndime trupore kishin pësuar viktimat dhe i dyshuari të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, por i dyshuari sipas policisë për shkak të lëndimeve më të rënda është dërguar në QKUK.
Policia e Kosovës ka raportuar se sipas informatave i dyshuari ka probleme psikike, i cili përveç sulmit në shtëpi kishte demoluar orenditë dhe thyer xhama.
Në konsultim me prokurorin policia ka njoftuar se rasti procedohet në procedurë të rregullt./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?