Kaloni te përmbajtja kryesore

Rohde: Kontigjenti ynë i shtuar në KFOR, përkushtim për paqe dhe siguri në Kosovë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se kontigjenti gjerman i shtuar në KFOR, nënvizon përkushtimin e tyre për paqen dhe sigurinë në Kosovë.

Rohde këtë e ka bërë të ditur përmes një dedikimi në platformën X, me rastin e përkujtimit të ushtarëve të NATO-s të cilën humbën jetën gjatë ndërhyrjes humane kundër gjenocidit serb në Kosovë.

”Me ftesë të presidentes Vjosa Osmanit, u bashkova me kolegët në kujtimin e ushtarëve të NATO-s që humbën jetën gjatë dislokimit të tyre në Kosovë. Kontingjenti ynë i shtuar gjerman brenda @NATO_KFOR, nënvizon përkushtimin tonë për paqen dhe sigurinë në Kosovë”, ka shkruar ndër tjera Rohde.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button