Rohde i shqetësuar me “bllokadën e vazhdueshme politike dhe institucionale”

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka dhënë detaje për takimin që ka zhvilluar dje me Presidenten Vjosa Osmani.
Rohde ka shprehur shqetësim për siç ka thënë bllokadën e vazhdueshme politike dhe institucionale, referuar konstituimit të institucioneve.
Ai ka shprehur shqetësim edhe për diskursin publik së fundi që thotë se ngrit dyshime mbi vendimet gjyqësore. Diskutimin me Osmanin, ai e ka cilësuar si të frytshëm.
“Faleminderit, Znj. Presidente, për diskutimin e frytshëm! Gjatë takimit shpreha shqetësimin tim për bllokadën e vazhdueshme politike dhe institucionale, si dhe për diskursin publik të kohëve të fundit që hedh dyshime mbi vendimet gjyqësore, pasi zhvillime të tilla rrezikojnë të minojnë besimin e publikut në pavarësinë dhe integritetin e sistemit gjyqësor”, ka shkruar Rohde.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?