Kaloni te përmbajtja kryesore

Rohde i përgjigjet Qeverisë që i reagoi QUINT, BE dhe OSBE-së për shpronësimet në Veri

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde i ka reaguar Qeverisë së Kosovës lidhur me shpronësimet në Veri duke thënë se “kjo mënyrë e procedimit nuk është në përputhje me sundimin e ligjit”.

Rohde ka thënë se vendimi i Qeverisë dëmton besimin mes komunitetit serb dhe qeverisë. Ai këtë e ka ndërlidhur edhe me çështjen e anëtarësimit të Kosovës në KiE.

“Pas reagimit të qeverisë ndaj deklaratës së QUINT/BE/OSBE-së për shpronësimin, më lejoni të citoj nga raporti i Juristëve Eminentë të KiE-së: ‘Kjo mënyrë e procedimit nuk është në përputhje me sundimin e ligjit dhe ka të ngjarë të dëmtojë më tej besimin midis komunitetit serb dhe institucioneve qeveritare”, ka shkruar Rohde në “X”,

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button