Rizvanolli: Nuk shkon dita as java pa e dëgjuar një gënjeshtër në lidhje me çmimet

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë fjalës së saj në Kuvend ka thënë se ka vendos që të mos përgjigjet derisa një e pavërtetë ose keqinterpretim të përsëritet së paku tri herë.
Ajo tha se disa kanë mbërri deri në 7 herë.
“Kam vendosë sot mos me u përgjigj derisa një e pavërtetë ose keqinterpretim të përsëritet së paku tri herë, disa prej tyre kanë mbërri deri në 7 herë deri tash”, tha ajo.
Tutje Rizvanolli ka thënë se, ”Nuk shkon dita as java pa e dëgjuar një gënjeshtër në lidhje me çmimet, dyfish, trefish cdo vit, 117 për qind, 200 për qind e të tjera. E vërteta është 10.9 për qind për një familje mesatare 4anëtarëshe është rritur çmimi i energjisë për vitin 2023 në krahasim me 2020 sipas Eurostatit.”
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?