Kaloni te përmbajtja kryesore

Rizvanolli: Kosova pjesë e Hartës Gjeologjike Evropiane, me kufinj të plotë e pa fusnotë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se Kosova është paraqitur në Hartën Gjeologjike Evropiane me kufinj të plotë e pa fusnotë.

Rizvnolli ka thënë se kjo është arritur pas një angazhimi intenziv nga Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe se tash Kosova trajtohet njëjtë si vendet e tjera evropiane, që janë pjesë e Shërbimit Gjeologjik Evropian.

“Kosova pjesë e Hartës Gjeologjike Evropiane! Pas një angazhimi intenziv nga Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, Kosova tash është paraqitur në hartë me kufinj të plotë e pa fusnotë, si dhe trajtohet njëjtë si të 37 vendet Evropiane pjesë të Shërbimit Gjeologjik Evropian”, ka shkruar Rizvanolli në “Facebook”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button