Kaloni te përmbajtja kryesore

Rikthehet në operim blloku B1, KEK: Arritje e rëndësishme, kontribon në stabilitetin e prodhimit të rrymës në vend

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se është rikthyer në operim njësia B-1 pas defekteve të paraqitura në kaldajë.

Në njoftimin e KEK thuhet se ky rikthim në operim i njësisë B-1 përfaqëson një arritje të rëndësishme për KEK, duke kontribuar në stabilitetin e prodhimit të energjisë elektrike në vend.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin se, pas një angazhimi të jashtëzakonshëm nga menaxhmenti dhe stafi i Termocentralit (TC) Kosova B, kanë përfunduar me sukses sanimet e defekteve të paraqitura në kaldajë (rrjedhjeve të ujit) dhe njësia B-1 është rikthyer në operim. Sinkronizimi i njësisë B-1 me rrjetin është realizuar sot, më datë 18.12.2024, në ora 15:35 minuta.

Ky rikthim në operim i njësisë B-1 përfaqëson një arritje të rëndësishme për KEK, duke kontribuar në stabilitetin e prodhimit të energjisë elektrike në vend. Ne falënderojmë të gjithë punonjësit për angazhimin e tyre dhe jemi të bindur se ky sukses do të ndikojë pozitivisht në operimet tona të ardhshme”, thuhet tutje në njoftim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button