Rihanna dhe A$AP Rocky mund t’i thonë “Po” njëri-tjetrit në vitin 2022!
Rihanna dhe i dashuri i saj, A$AP Rocky kanë plane për martesë.
Lidhja e çifit po bëhet çdo herë e më serioze dhe nga burime të afërta të tyre, viti 2022 mund të jetë i mbarë, i cili mund të mbyllet nga një martesë e dyshes.
Rihanna dhe A$AP Rocky u panë në New York, sipas burimeve, në vitin 2022 ata mund t’i thonë po njëri-tjetrit.
“Rocky absolutisht e ndjen që Rihanna është personi i duhur për të dhe nuk mund ta imagjinojë jetën pa të. Kanë diskutuar për martesë e fëmijë. Është diçka që të dy e duan”, ka thënë një burim.
Gjithashtu, mësohet se edhe familjet janë pro martesës së çiftit.
Sipas burimeve gjithmonë, Rihanna dhe i dashuri i saj 33 vjeç kanë nisur romancën e tyre që nga janari i vitit 2020, duke e kthyer shoqërinë në një dashuri të pakusht!/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?