Kaloni te përmbajtja kryesore

Reuten me kritika për takimin Varhelyi-Vuçiq: Presidenti serb po e destabilizon rajonin

Deputeti holandez në Parlamentin Evropian, Thijs Reuten, e ka kritikuar takimin që Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivier Varhelyi, e pati me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Reuten tha se Vuçiqi e destablizion rajonin, manipulon zgjedhjet, instalon qeveri pro-ruse me dy ministra të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sipas tij, kjo për Varhelyin s’paraqet asgjë shqetësuese.

“Presidenti serb Vuçiq destabilizon rajonin, manipulon zgjedhjet, instalon qeverinë pro-ruse me dy ministra të sanksionuar nga ShBA-të, flirton me klubin autokrat BRICS, lëpinë çizmet diktatorin Xi Jinping, ndërsa komisionieri i BE-së i Orbanit thotë se kjo është mirë, s’ka asgjë për të parë këtu dhe thotë ‘ejani bashkohuni në klubin tonë’”, shkroi Reuten,

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button