Kaloni te përmbajtja kryesore

Getinjo publikoi foto nga Hungaria: Tri herë kam rënë në burgjet e këtij shteti

 
Rep-artisti Getinjo, aktualisht ndodhet në Budapest të Hungarisë.
Përmes një fotografie të shkrepur atje, reperi ka treguar histori nga jeta e tij.
Getinjo ka treguar se tri herë ka përfunduar në burgjet e Hungarisë.
“Këtu ku shumë shqiptarë kanë përjetuar maltretimin, njëri prej tyre edhe unë. Sot vij e i rrahë me dokumente gojës. Jeta është interesante! Tri herë kam qenë në burgje të këtij shteti, duke u munduar të dalë në Evropë. Zoti është i mrekullueshëm”, ka shkruar Getinjo në InstaStory.

“Real” mbetet projekti i fundit muzikor nga Getinjo. Kënga është publikuar më 1 dhjetor të vitit të kaluar dhe deri tani ka arritur mbi 1 milion klikime në Youtube./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button