Kaloni te përmbajtja kryesore

Refuzohen apelet e Thaçit dhe Veselit

 
Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara, ka refuzuar apelet e mbrojtjes së Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit të dorëzuara më 21 shkurt, kundër vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, të datës 23 dhjetor 2021. Kërkohej ndryshimi i aktakuzës.
“Më 22 mars 2022, Paneli i Gjykatës së Apelit i refuzoi apelet e Thaçit dhe Veselit, të dorëzuara më 21 shkurt 2022, kundër vendimit të Gjykatësit të Procedurës Paraprake, të datës 23 dhjetor 2021, me të cilin e lejoi ZPS-në që të ndryshojë pjesërisht aktakuzën në këtë çështje”, njoftojnë Dhomat e Specializuara.
Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqi po akuzohen për krime lufte akuza ndaj tyre është konfirmuar më 26 tetor 2020./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button