Reeker: BE dhe SHBA të gatshme të ndihmojnë në rrugën përpara, por nuk mund ta bëjnë këtë për ju

Ish- ndihmës sekretari amerikan i shtetit, ambasadori Philip Reeker, tha se Kosova duhet të tregojë kurajo, lidership dhe mençuri për të bërë zgjidhje të drejta dhe të ecë përpara. Në një bisedë të shkurtër për RTV21, pas një konference të përbahskët me baroneshën Catherine Ashton në Prishitnë për dialogun e Kosovës me Serbinë, ambasadori Reeker tha se BE-ja dhe SHBA-ja janë të gatshme të ndihmojnë Kosovën dhe Serbinë për rrugën përpara, por nuk mund ta bëjnë këtë për to.
RTV21: Ambasador, është e paevitueshme që kur ju kemi këtu n ë Kosovë të mos flasim për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ju keni qenë për një kohë të gjatë të përfshirë në Ballkanin Perëndimor dhe në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. A më thoni se ku e shihni sot gjendjen e dialogut?
Ambasadori Reeker: Dhjetë vjet më parë me marrëveshjen e Brukselit, me BE-në që zhvilloi dialogun, që në fakt ishte dialog i Kosovës dhe Serbisë, për një kohë të gjatë qëndruat ju kolektivisht, mendoj se u bënë avancime historike për rajonin, me pajtueshmëri të përbashkët për një varg hapash që duhet të ndërmerren që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve gjithandej rajonit. Politika e jashtme, atë që dilplomatët e huaj përpiqen ta bëjnë, është që të balansojnë faktorët e sigurisë, përparimit dhe të parimeve dhe vlerave. Duhet të balansohen të gjtiha këto gjëra për të provuar që të bëni atë që është më e mira për njerëzit. Cfarë ndryshon jetët e tyre, cfarë ju ndihmon. Ajo që mund të ndodh është që të bllokoheni në momente kur fokusoheni shumë në disa ide të parimeve që përcaktojnë faktorë të tjerë që është siguria, përparimi dhe ajo që iu bën gjërat të ecin përpara. Është e jashtëzakonshme që të vi sërish pas shumë vjetve, nuk kam qenë në Prishitnë mendoj që nga viti 2019 dhe tani jam pensionuar dhe jam jashtë nga diplomacia e jashtme dhe Dapertamenti I Shtetit, punoj për sektorin privat dhe për think tank dhe të shoh gjithë këtë që është arritur në këtë vend. Por e di se ka më shumë, ka më shumë që njerëzit duan. Ata duan të shohin përparim. Duhet të mendoni se cfarë po ndodh në këtë shtet. Jo të mendoni se cfarë po ndodh tek të tjerët dhe cfarë po bëjnë ata. Pra cfarë doni ju dhe si do ta shtyni këtë përpara. Mendoj se duke folur me baroneshën Ashton sot, e rikujtuam vizionin të cilin ajo e prezantoi si një mundësi që ishte dhjetë vjet më parë dhe mbetet edhe sot. BE-ja dhe SHBA-ja janë të gatshme që të provojnë të ndihmojnë për të gjetur rrugën përpara. Por ne nuk mund ta bëjmë këtë për ju. Ju duhet të tregoni kurajo, lidership dhe mençuri për të bërë zgjidhje të drejta dhe të ecni përpara.
RTV21: Por, a nuk jemi sot, dhjetë-dymbëdhjetë vjet pas nisjes së dialogut në shkallën e njëjtë apo në fazën e njëjtë sikur ishim në fillim? A po ecë dialogu përpara?
Ambasadori Reeker: Kjo është një pyetje që më duhet t’ua bëjë juve. Ju jeni të vetmit që mund ta dini këtë. Unë jam këtu dhe shoh shenja të përparimit të dukshëm dhe nivele të përparimit. Por, a janë qytetarët të kënaqur me këtë? A po mbahen prapa me pikëpamjet se nuk është arritur asgjë? Kjo është ajo për të cilën qytetarët duhet të mendojnë. Mendoni për miqtë tuaj. SHBA-ja për një kohë të gjatë është me Kosovën. Ne kemi marërdhënie të mira këtu dhe kemi marrëdhënie të mira me Serbinë. Ne duam që të gjithë të ecin përpara drejt BE-së, si dhe mundësia për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian, ishte një eksperiment i jashtëzakonshëm që ofron sigurinë dhe përparmin. Vënia e vlerave të përbëshkëta është një gjë që ne ende e mbështesimm gjithashtu. Ju duhet të merrni vendime se si do t’i arrini ato. Të kuptoni se cfarë domni si kolektiv dhe si shtet. Dhe siç e tha edhe baronesha Ashton, nuk është e lehtë, do të ketë ngritje e ulje, do të ketë pengesa përgjatë kohës, por unë shpresoj të shohim ende përparim.
RTV21: A mos po na mbaron koha, siç mund të degjohet?
Ambasadori Reeker: Çka nënkupton se po na mbaron koha? Ne të gjithë kemi jetët tona dhe duam që ta përmirësojnë jetën për të ardhmen e fëmijëve tanë. Kjo është përgjegjësi e liderëve, është përgjegjësi e secilit prej nesh në komunitetet tona për t’i shfrytëzuar mundësitë e ofruara. Mendoj se këtë e duan njerëzit këtu në mënyrë të vazhdueshme.
RTV21: Mund t’ju pyes edhe një pyetje: e shihni kurajon tek liderët e të dyja vendeve për të ecur përpara, siç thoni?
Ambasadori Reeker: Ky është një vendim që qytetarët duhet ta bëjnë. Nuk mund ta bëjë këtë për ju./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?