Kaloni te përmbajtja kryesore

Reagon Presidenca: Vendimi i BE-së për t’ua hequr vizat serbëve, ligjërisht është i pazbatueshëm në Kosovë

Bekim Kupina këshilltari për media i presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se qytetarët e Kosovës dëmtohen nga vendimi i Këshillit të BE-së qytetarëve me pasaporta serbe t’iu lejohet qarkullimi pa viza.

Ai është shprehur se ky vendim e saboton procesin e integrimit të komunitetit serb në Kosovë dhe ndikon negativisht në shtrirjen e sundimit të ligjit.

“Legjitimimi i këtyre pasaportave të jashtëligjshme nga BE-ja, saboton procesin e integrimit të komunitetit serb në Kosovë, e në veçanti në një periudhë kur një numër i madh i qytetarëve të etnisë serbe në Kosovë po pajiseshin me pasaporta të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, ky vendim ndikon negativisht në shtrirjen e sundimit të ligjit në gjithë Kosovën dhe për të gjithë qytetarët e saj. Për më tepër, këto dokumente që përmbajnë informacione të paverifikuara, mund të barten nga persona që mund të cenojnë drejtpërdrejt rendin dhe sigurinë edhe në BE”, ka thënë Kupina.

Tutje, Kupina ka potencuar se Kosova nuk merr përgjegjësi për shkeljet që “bartësit e këtyre dokumenteve të jashtëligjshme mund t’i bëjnë në zonën Schengen”. Sipas këshilltarit të Osmanit, vendimi i BE-së i mbështet strukturat dhe prezencën ilegale të Serbisë në Kosovë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button