Kaloni te përmbajtja kryesore

Reagon PDK-ja për vrasjen zyrtarëve të saj në Pejë

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë në Pejë.
Sipas një shkrimi në “Facebook”, kjo parti tha se është e tronditur nga lajmi tragjik për vrasjen e kandidatit për kryetar të Komunës së Pejës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijajt, ish kandidat për Kryetar të Komunës së Deçanit më 2017.
“Ju shprehim ngushëllimet më të ndjera familjeve të tyre. Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre e lutemi që të gjejnë forcën që të përballin humbjen e rëndë”, thuhet në reagimin e PDK-së.
Nga ky rast kanë mbetur të vrarë kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Deçanit./21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button