Kaloni te përmbajtja kryesore

Reagon Haxhiu, thotë se opozita nuk mund të njollos dy iniciativat legjisaltive

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se janë të dështuara përpjekjet për të njollosur iniciativat që ka ndërmarrë kjo ministri, atë për reformën në sistemin prokurorial dhe atë për konfiskimin e pasurisë së zyrtarëve në rastet kur ajo nuk mund të justifikohet.
“E kemi pasur të qartë që rruga drejtë reformave nuk do të jetë e lehtë megjithatë e kemi vullnetin e hekurt për të bërë ndryshimet e duhura.Vendi ynë do të bëhet i jetueshëm, me drejtësi e barazi”, ka shkruar Hahxiu në Facebook.
Ajo këto deklarata i ka bërë pas konferencëssë LDK-së në të cilën anëtari i kësaj partie, Dardan Selmanaj ka thënë se Qeveria Kurti se përmes këtyre nismave ligjore po tenton të “kapë” institucionet e drejtësisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button