Reagon Haradinaj: Ma hajvan se një kryeministër që ka tregu vica gjithë fushatën s’ka

Lëvizja Vetëvendosje mbrëmë ka festuar në kryeqytet, pasi sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, kjo parti renditet e para.
Kandidati për kryeministër nga LVV, Albin Kurti iu drejtua simpatizantëve të shumtë që ishin mbledhur në sheshin “Skënderbeu” për të festuar. Në fjalën e tij Kurti nuk kurseu fyerjet ndaj partive opozitare, të cilët i quajti “hajvana”.
Pas kësaj këtë të hënë reagoi kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Me ju thënë të drejtën ai prioritet i shkon atij, ma hajvan se një kryeministër që mas 4 vjet qeverisje ka tregu vica gjithë fushatën, s’ka pasë asnjë program konkret s’ka të arritura asgjë fatkeqësisht ky është realiteti ynë, unë e besoj që qytetarët e Kosovës edhe dje kanë mujt me pa se kush është ai , një kryeministëe që s’ka mrri një rezultat të pritur edhe unë se kam mrri të priturin po e dini gjuhën time mbramë është hera e parë që po e përdori një ofendim është kjo në përgjigje të tij”, tha ai./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?