Kaloni te përmbajtja kryesore

Reagon BE-ja pas dorëheqjes së Ahmetxhekajt nga pozita e drejtorit të RTK-së

Pas dorëheqjes së Shkumbin Ahmetxhkajt nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës, ka reaguar Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog.

Szunyog, me anë të një postimi në platformën ‘X’, ka thënë se pret që RTK-ja të gëzojë autonomi dhe pavarësi institucionale.

“Lexova lajmin për dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmet Gjekaj. Kësisoj, dua të theksoj rëndësinë e transmetuesit publik që gëzon autonomi institucionale dhe pavarësi institucionale. Gjithashtu dua t’i shpreh mirënjohjen Shkumbin Ahmetxhekajt për përpjekjet e tij në përmirësimin financiar të menaxhmentit të RTK-së”, shtoi tutje Szunyog.

Shefi i Zyres së BE’së në Kosovë ka thënë se ky institucion pret që emërimi i drejtorit të ri të bëhet përmes një procesi meritor.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button