Rasti në Kullën e Aeroportit, Prokuroria Themelore në Shkup ka lëshuar urdhër për hetime ndaj tetë personave

Prokuroria Themelore Publike Shkup lëshoi urdhër për të kryer një procedurë hetimore kundër tetë personave për të cilët ekziston një dyshim i themeluar se ata kryen një krim – Rrezikimi i sigurisë së komunikacionit ajror sipas nenit 303 paragrafi 2 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal, njoftojnë nga PThP.
Të dyshuarit me 4 janar me veprim të përbashkët kanë kryer vepër penale me të cilën rrezikohet siguria e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, në mënyrë të kundërligjshme dhe me qëllim të kryerjes së veprës penale të dhunës ndaj një personi, kanë penguar shërbimet në aeroport. Ata me veprimet e tyre rrezikuan sigurinë e trafikut ajror ndërkombëtar në kohën kur në hapësirën ajrore të vendit po zhvilloheshin 28 fluturime nën kontrollin e M-NAV, kështu që dyshohet se kanë kryer vepër penale të dënueshme me burgim të paktën pesë vjet, thonë nga PThP.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?