Kaloni te përmbajtja kryesore

​Porosia e Osmanit: Qeveria dhe aleatët të ulen e të merren vesh për dinarin

(Lajm i përditësuar)

​Porosia e Osmanit: Qeveria dhe aleatët të ulen e të merren vesh për dinarin

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se problemi që lindi mes Qeverisë së Kosovës dhe ndërkombëtarëve në lidhje me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës e cila e largon nga përdorimi dinarin serb në vend, është “mënyra se si u komunikua”.

Osmani tha se “gjithçka që kemi arritur në këtë vend është rezultat i bashkëpunimit me partnerët tanë ndërkombëtarë”.

Ajo tha se duhet të dilet nga kjo situatë duke arritur një marrëveshje me partnerët për një plan zbatimi të rregullores së re të BQK-së.

Osmani tha se ka hapësirë “për t’u ulur dhe për të diskutuar mes qeverisë dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë”, për të punuar rreth kësaj çështjeje.

“Unë mendoj se është vetëm çështje komunikimi”, the presidentja në një intervistë për mediumin arab “Al Aan” dhënë më 8 shkurt, të cilën Presidenca e shpërndau sot në Facebook.


Osmani: Dëshmitë kanë konfirmuar se Vuçiqi qëndron prapa sulmi terrorist në Banjskë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se të gjitha gjurmët për sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator çojnë te presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Këtë Osmani e ka thënë së një intervistë për mediumin “Al Aan”, të dhënë më 8 shkurt, të shpërndarë sot nga Presidenca e Kosovës.

“Këto dëshmi janë konfirmuar nga aleati ynë më i rëndësishëm, dhe janë ndarë me shtetet anëtare të NATO-s. Gjithçka çon te Vuçiqi. S’po flasim te humbja e tij e kontrollit ndaj disa bandave. Po flasim për të se ka organizuar e urdhëruar sulmet nëpërmjet bandave. E tash po mundohet t’i ikë përgjegjësisë, duke dhënë disa emra. Të gjithë e dinë, kam pritur në zyre shumë mysafirë e liderë e ma kanë konfirmuar këtë. Ka raste edhe kur i kanë thënë Vuçiqit direkt, se kanë shumë dëshmi se ai ishte pas sulmit. Është konfirmuar kjo dëshmi nga aleatë të ndryshëm”, tha Osmani.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button