Kaloni te përmbajtja kryesore

Rasti i “Lule Gjelit”, Përparim Rama ndërpret marrëveshjen me BIRN-in e Jeta Xharrës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka treguar se kanë ndërprerë marrëveshjen që organizata “BIRN Kosova” të shfrytëzojë hapësirën publike në “Grand Hotel”

Kjo pasi, sipas Ramës, organizata e Jeta Xharrës nuk ka dhënë sqarime për çështjen thelbësore rreth faqes “Lule Gjeli”.

Rama tutje ka paralajmëruar që në ditët në vijim do të shqyrtojnë çdo marrëveshje me BIRN.

Postimi i plotë:

Jeta Xharra nuk paske dhënë asnjë sqarim për çështjen thelbësore. Përkundrazi, reagimi si i tillë ngriti edhe më shumë pikëpyetje!

Deklarata se “e dimë kush është, por nuk e tregojmë” është pikërisht ajo që e bën situatën edhe më shqetësuese. Nëse identiteti dihet, atëherë shtrohen një pyetje e thjeshtë:

Kënd po e mbroni?

Përderisa këto pyetje mbesin pa përgjigje, si Kryeqytet nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Prandaj, sot ju kemi dërguar njoftimin zyrtar për ndërprerjen e marrëveshjes për shfrytëzimin e hapësirës publike në Grand Hotel.

Nuk mund të lejojmë që hapësirat publike, të cilat janë pronë e qytetarëve të Prishtinës, të shfrytëzohen nga organizata që, me veprimet e tyre, cenojnë interesin e qytetarëve dhe refuzojnë transparencën për çështje që lidhen drejtpërdrejt me besimin e publikut.

Në ditët në vijim do të rishqyrtojmë edhe çdo marrëveshje tjetër për shfrytëzimin e hapësirave publike që janë ndarë e financuar nga Kryeqyteti.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button