Kaloni te përmbajtja kryesore

Rasti i ish policit Arbnor Spahiu, Kurti: Jemi angazhuar për lirimin e tij prej momentit të arrestimit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për arrestimin e ish pjesëtarit të Njësisë Speciale nga autoritetet serbe, Arbnor Spahiu.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka shkruar se institucionet e Kosovës janë angazhuar maksimalisht që ai të lirohet sa më parë.

Kurti ka thënë se sjellja jonormale e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës nuk duhet të normalizohet.

“Prej momentit të arrestimit të shtetasit tonë, Arbnor Fatmir Spahiu, nga autoritetet serbe në pikën kufitare Hungari-Serbi, institucionet tona janë angazhuar maksimalisht që ai të lirohet sa më parë.  Sjellja jonormale e Serbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, nuk duhet dhe nuk do të pranojmë të normalizohet.”, ka shkruar Kurti.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button