Kaloni te përmbajtja kryesore

Rashiti për RTV21 tregon cilat drejtori do t’i takojnë PDK-së në Gjilan

Vetëvendosje (VV) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) sot kanë arritur marrëveshje për koalicion qeverisës në Gjilan. Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së kryetarit të degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, Riad Rashiti.
Rashiti për rtv21.tv ka treguar se gjatë këtij mandati PDK-ja do t’i ketë katër pozita.
“PDK ka nënkryetarin e komunës dhe katër drejtori: Buxhetin dhe Financa, Bujqësinë, Shëndetësinë dhe Zhvillimin Ekonomik”, ka thënë ai.
Sot në ora 15:00, do të mbahet mbledhja urgjente e thirrur për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendin Komunal në Gjilan. Në raundin e dytë të zgjedhjeve të mbajtura me 14 nëntorit, Alban Hyseni ka marrë votat e mjaftueshme për të udhëhequr me këtë komunë, por jo të zgjedhë kryesuesin e vetme pa partitë tjera./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button