Raportohen të zhdukur dy persona në Istog e Prizren
Dy persona janë raportuar të zhdukur në 24 orët e fundit. Sipas raportit të Policisë, rastet kanë ndodhur në Istog dhe në Prizren.
Në Istog një burrë ka raportuar se vëllai i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.
Ndërkaq në Prizren një grua ka raportuar se vëllai i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë informacion se ku ndodhet. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe njësitet policore janë duke hetuar rrethanat.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?