Kaloni te përmbajtja kryesore

Ramadani i AAK-së: Haxhiu ta thërrasë sa më shpejt seancën konstituive

Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, i ka bërë thirrje ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, që ta thërrasë pa vonesë seancën për konstituimin e Kuvendit. Sipas tij, deputetët duhet ta fillojnë mandatin e tyre në interes të Kosovës.

Në një përgjigje për RTV21, deputeti Ramadani tha se takimet ndërmjet partive politike janë një “telenovelë” që ka për interes vetëm ndarjen e posteve dhe jo formimin e institucioneve.

“Është detyrë jo vetëm ligjore, por edhe kombëtare që Kuvendi të ftohet, pra të thirret seanca konstituive, në mënyrë që edhe ne, deputetët e zgjedhur, të fillojmë mandatin tonë. Mbi të gjitha, të funksionalizohet njëra nga institucionet. Është e dukshme se telenovelat e bisedimeve të partive politike janë vetëm pengesë për rritjen e besimit të publikut në institucione, sepse këto duken qartë se nuk kanë as qëllim e as interesim t’i krijojnë institucionet, por vetëm të bisedojnë mes vete për hir të posteve apo interesave partiake, e jo t’i funksionalizojnë institucionet.”, tha Ramadani./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button