Kaloni te përmbajtja kryesore

Rama: Tregu i Veturave dhe Autoshkollat do të zhvendosen në Kodrën e Trimave

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë filluar punimet në rregullimin e infrastrukturës për funkisonalizimin e parkingut të madh në hyrje të Prishtinës, tregut të drunjëve dhe lëndëve tjera djegëse, “sepse nuk do të lejohen më tutje që këto produkte të shiten në zonën urbane, përkatësisht në zona të banimit në kryeqytet”.

“Tregu i veturave nuk do të jetë më në Zonën Industriale në Fushë Kosovë por do ta zhvendosim pikërisht në këtë lokacion ku kemi filluar punimet, në Kodrën e Trimave. Autoshkollat do ta kenë lokacionin e veçantë. Ato do të zhvendosen nga “Stacioni i Autobusëve” në lokacionin i cili do të rregullohet në Kodrën e Trimave”, shkroi Rama në Facebook.

“Komunikacioni do të ketë shumë lehtësime kur ta përmbyllim këtë projekt”, shtoi ai.

I pari i kryeqytetit sot vizitoi punimet të cilat tashmë kanë filluar në realizimin e këtij projekti, siç e cilësoi Rama, “të madh”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button