Kaloni te përmbajtja kryesore

Rama takon kryetarin e Kuvendit të Mbretërisë së Bashkuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në vijim të vizitës së tij në Londër u prit sot në një takim nga kryetari i Kuvendit të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Hoyle.

Gjatë këtij takimi, Rama shoqërohej nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Rama ka nisur sot një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe, me një takim të organizuar në prestigjiozen “London School of Economics”.

Sipas agjendës së publikuar në medie, kryeministri Rama pritet të takohet pasditen e sotme me homologun e tij britanik.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button