Kaloni te përmbajtja kryesore

Rama: Qëllimi final është unifikimi i doganave! Rezultatet e “Ballkanit të Hapur” dhe “Mini Schengen” flasin çdo ditë

Gjatë hapjes promovimit të pikës së përbashkët kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, respektivisht të konceptit “One Stop Shop”, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se qëllimi final është që vendet e rajonit të unifikojnë doganat, shkruan TV21.

Rama tha se për këtë nuk ka nevojë që shtetet ta presin Bashkimin Europian.

“Qëllimi final është unifikimi i doganave. Që natyrisht do të vijë me integrimin e plotë të R.Shqipërisë dhe R.Maqedonisë së Veriut në BE, por që ne nuk kemi pse presim BE-në për ta avancuar si ide. Ka pasur shumë skeptikë dhe përqeshës kur ne filluam këtë proces me të ashtuquajturin ‘Minis Schengen’, pastaj me ‘Ballkanin e Hapur’, në ndërkohë rezultatet flasin çdo ditë e më mirë për arsyen e thjeshtë të një procesi si ky. Ta bëjmë hapësirën mes nesh, një hapësirë ku ndërveprohet dhe bashkëjetohet si në BE, pa pritur që të integrohemi tërësisht në BE”, tha Rama./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button