Rama publikoi një pjesë të bisedës me Zelenskyn
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama publikoi sot një pjesë të bizedës që ka zhvilluar me presidentin e Ukrainës Wlodymyr Zelensky.
Rama bëri të ditur se Zelensky e falënderoi për atë se çfarë po bën Shqipëria për popullin e tij.
Ndërsa publikoi një video të shkrutë të një pjese te bisedës Rama po ashtu tha se i shprehu Zelenskyt gjithë admirimin dhe solidaritetin e popullit shqiptar në Shqipëri e në Kosovë.
Edhe presidenti ukrainas më herët bëri një shkrim në Twitter ku njoftoi për bisdën që zhvilloi me Ramën./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?