Kaloni te përmbajtja kryesore

Rama për “Sunny Hill”: Para 5 vjetëve më shpallët hajn, e sot thurni lavde për të

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar lidhur me organizimin e “Sunny Hill Festival”, i cili sonte do ta ketë natën e tretë përmbyllëse.

Ky festival, vazhdon të shënojë suksese të mëdha, derisa reagime pozitive për të kanë dhënë edhe yje botërorë e turistë nga shumë shtete të botës.

Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se lidhur me festivalin, para pesë vjetësh ka pasur tendenca për ta bllokuar organizimin e tij në Prishtinë.

“Për këtë Sunny Hill, para 5 vjetëve s’keni lon asnjë mjet pa përdor për me e blloku. Mu m’patët shpallë hajn. Sot, për të njëjtin festival, po thurni lavde e po krenoheni me të”, ka shkruar ai.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button