Kaloni te përmbajtja kryesore

Rama pas përfundimit të “Sunny Hill”: Asnjë incident i vetëm, rinia jonë impresionoi edhe njëherë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas përfundimit të festivalit “Sunny Hill” , duke lavdëruar rininë e Kosovës e institucionet e sigurisë për mbarëvajtjen e festivalit.

Ai është krenuar se nuk ka pasur asnjë incident.

“Për katër netë Prishtina jonë ishte ndryshe. Emocion e kënaqësi me artistë të nivelit botëror. Rinia jonë më impresionoi edhe njëherë, me kulturën e pjekurinë e treguar. Dhjetëra mijëra pjesëmarrës e asnjë incident i vetëm. Një rini e shoqëri shembull për gjithë botën.

Për organizimin e jashtëzakonshëm falënderoj menaxhmentin e Sunny Hill Festival dhe Dua Lipa për praninë dhe përkrahjen. Puna profesionale e Kosovo Police gjatë katër netëve ishte për çdo lavdatë.”, ka shkruar Rama./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button