Kaloni te përmbajtja kryesore

Rama: Gëzuar, qoftë një vit i mbarë për shqiptarët kudo që janë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbrëmjen e së martës ka takuar disa prej përfaqësuesve të partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Rama, i ka ftuar vet ata për një takim, e prej tyre vetëm Lëvizja Besa nuk e ka pranuar ftesën.
I pari i ekzekutivit të Shqipërisë, në rrjetin social Facebook, ka publikuar një fotografi nga takimi, dhe ka uruar një vit të mbarë për të gjithë shqiptarët.
“Gëzuar, qoftë një vit i mbarë për shqiptarët kudo që janë. Vëllazëri shqiptare”, ka shkruar Rama.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button