Rafuna: SHBA-të kanë pranuar të parët produktet tona

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Lulzim Rafuna duke numëruar investimet Amrikane në Kosovë, potencon se SHBA-të përveç që kanë sponsorizuar shtetësinë e Kosovës, është vendi i parë që ka pranuar dhe njohur produktet e Kosovës. Kësisoj, vlera e investimeve direkte amerikane në Kosovë kalon shifrën prej 500 milionë eurosh, investime këto që, sipas tij, janë në rritje.
“Në 5 vitet e fundit kanë pas një ngritje prej vitit 2020 e shohim se vlera totale e eksporteve është 431 milionë euro ndërsa importet i kemi mbi 700 milionë… e rëndësishme është që produktet tona kanë fillu me u eksportu dhe kjo ka ndiku që të kemi më shumë prodhime por e mira është se SHBA ka ndiku që Kosova të ketë ambient më të mirë tëtë bërit biznes. Sa i përket investimeve të huaja direkte nga SHBA-të kemi ngritje prej 8% në taotalin e investimeve apo 530 milionë dhe korba është në ngritje e sipër. Ndërsa sa i përket rënies së eksportit po kemi një rënie në vitin 2023 por është mirë sepse ka lëvizje çdo vit”, tha Rafuna për RTV21.
Politikat e presidentit të rizgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump kanë për fokus kryesisht zhvillimin ekonomik thotë ish-presidenti i bordit të drejtorëve të Odës Amerikane, Ilir Ibrahimi. Në këtë kontekst ai përmend edhe marrëveshjen ekonomike të 4 shtatorit 2020 të arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington gjatë kohës sa Trump ishte president, duke thënë se kjo marrëveshje pati mbështetjen edhe të administratës së Bidenn, por që Kosova humbi katër vjet pa bërë ndonjë lëvizje.
“Uroj që të rivizitohet kjo marrëveshje marrë parasysh që kjo është përkrahur edhe nga administrata Biden por nuk gjeti përkrajen e qeverisë në Kosovë dhe kështu marrëveshja mbeti në letër::::::::::::::::::::::”, tha Ibrahimi.
Marrëveshja ekonomike e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington përmban një numër pikash, të cilat kryesisht do ndikonin në zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve siç ishte ndërtimi i autostradës së paqes Prishtinë-Beograd, ndërtimi i linjës hekurudhore mes dy vendve dhe projekte në fushën e energjisë të cilat synonin të financoheshin nga SHBA-të. Profesori universitar i ekonomisë Berim Ramosaj, thotë se shumë gjëra kanë ndryshuar dhe sipas tij, jo domosdoshmërish interesat e para katër vjetëve të jenë aktuale edhe tash. Ramosaj e konsideron të rëndësishme për Kosovë që të jetë pjesë e planeve strategjike të SHBA-ve.
“ Zgjedhja e Trump është par si risk nga shtetet e tjera por edhe benefit i madh. Ardhja e tij në nivel global ka ngritur dilema në mardhëniet ndërkombëtare bazuar edhe në shtetet e Evropës në mardhënie ekonomike me Amerikën dhe sigurisht se ka me pas ndryshime sepse Trump niset me sloganin Amerika e para dhe shumë shtete kanë nisur të mbrohen të themi nga këto politika mirëpo kur është në pyetje Kosova ne dihet që kemi marrëdhënie të mira me Amerikën dhe ndoshta ka shanse të marrim krah qoftë ekonomik qoftë politik sepse me administratën Trump mundësitë për zgjidhjen e problemit shqiptaro-serbe mund të marrin kahje të zhvillimeve më të shpejta”, tha Ramosaj.
Ndërsa analistët politikë kanë vlerësuar se Kosova në sy të SHBA-ve, gëzon status të veçantë, pasi si Republikanët ashtu edhe Demokratët kanë për qëllim që Kosova të jetë storje suksesi./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?