Kaloni te përmbajtja kryesore

Radoniqi votoi, qytetarëve u bën thirrje të marrin pjesë në zgjedhje

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi,  votoi i pari në zgjedhjet parlamentare që po mabhen sot.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të votojnë

“Sot fillon dita e zgjedhjeve dhe për këtë ditë KQZ ka qenë e angazhuar që nga shpallja e saj për përgatitjet. Të gjitha përgatitjet deri më sot pothuajse kanë përfunduar, tash fillon procesi zgjedhor dhe më pas fillon numërimi në të gjitha qendrat komunale të numërimit. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar, me zgjedhjen e tyre do të zgjedhin përfaqësuesit për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha Radoniqi.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button