Radoniqi: Procesi i votimi i qetë dhe pa pengesa, ku ka parregullësi po trajtohen me shpejtësi

Në konferencën e mbajtur nga KQZ-së, Kryetari Kreshnik Radoniqi tha se deri tani procesi i votimit po zhvillohet qetë dhe pa pengesa.
Radoniqi theksoi se deri në ora 15:00 kanë votuar 510 mijë e 525 votues nga 2 milion e 25 mijë e 124 votues.
“Procesi i votimit deri tani po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa pengesa. Deri tani nuk janë evidentuar parregullsi që do të ndikonin në integritetin apo rrjedhjen e zgjedhjeve. Në të gjitha rastet ku ka parregullsi KQZ është duke i trajtuar me kohë dhe duke i dhënë zgjidhje. Duke u mbështetur në të dhënat preliminare numri i qytetarëve deri në orën 15:00 është 510 mijë e 525 votuar apo 25.21 %.”, tha Radoniqi.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?