Kaloni te përmbajtja kryesore

Qytetari qëllon me pushkë ajrore në kokë familjarin

Një person nga Prishtina është arrestuar pasi nga pakujdesia kishte shkrepur me pushkë ajrore, duke qëlluar në kokë një familjar.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur më datë 22.09.2021 në orën 21:00.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ku i është larguar predha dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.
Njësiti policor ka konfiskuar pushkën ajrore dhe predhën. Ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button