Kaloni te përmbajtja kryesore

Qytetarëve të Prishtinës u kërkohet të qëndrojnë në zona të sigurta

Komuna e Prishtinës iu ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në zona të sigurta pas rreshjeve të shiut dhe breshërit.

Bëhet e ditur se ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca si dhe zjarrfikësit janë në terren duke u marrë me sanimin e gjendjes.

“Për shkak të shiut të rrëmbyeshëm që ka shkaktuar dëme në kryeqytet , ju lutemi qëndroni në shtëpi ose në zona të sigurta nëse jeni jashtë. Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, si dhe zjarrfikësit, janë në terren duke punuar pa ndërprerje për të sanuar gjendjen. Për çdo problem, telefononi në numrat kujdestarë (pa pagesë)  080012233 dhe 080012244”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button