Kaloni te përmbajtja kryesore

Qeveria: Mbesim vigjilent për ri-eskalimin potencial në veri

Qeveria e Kosovës ka thënë se situata në veri të Kosovës është “e deeskaluar”, por se mbesin vigjilent për ri-eskalimin potencial “që mund të vijë nga deklaratat që nxisin urrejtje dhe agresiviteti politik e shtetëror nga Serbia”.

Këtë për RTV21 e tha zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Kryeziu tha se Kosova po respekton dakordimin me BE-në, për hapat për shtensionim dhe zgjedhje të reja në katër komunat veriore të populluara me shumicë serbe.

“Në të njëjtën kohë, në terren ne kemi një situatë tashmë të deeskaluar Siguria është më e mirë. Situata është më e qetë. Janë bërë mbi 2 muaj prej kur është shënuar incidenti i fundit i dhunshëm. Teksa janë ndërmarrë hapat e parë që do të mundësojnë zgjedhjet e parakohshme. Pra ka edhe përmirësim të situatës por edhe hapa drejt zgjedhjeve të parakohshëm. Megjithëse ne mbesim vigjilent për ri-eskalimin potencial që mund të vijë nga deklaratat që nxisin urrejtje dhe agresiviteti politik e shtetëror nga Serbia”, tha Kryeziu për RTV21.

Sa i përket masave ndëshkuese ende në fuqi të BE-së karshi Kosovës, Kryeziu tha se qëndrimi i pushtetit vazhdon të jetë se këto masa kanë qenë të padrejta dhe vazhdojnë të mbesim të atilla.

“Sidomos pas progresit në zbatimin e marrëveshjes së Bratislavës por edhe pas përmirësimit të situatës në terren”. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button