Kaloni te përmbajtja kryesore

Qeveria i reagon BE-së, kërkon që sa më shpejtë t’i tërheq masat ndëshkuese ndaj Kosovës

Qeveria e Kosovës i ka plotësuar tri kërkesat e BE-së për de-eskalim të situatës në veri tha zëdhnësi i Qeverisë,Perparim Kryeziu.

Në një përgjigje për RTV21 zëdhnësi i Qeverisë kërkoi nga BE-ja që të hiqen masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga zëvendëskryeministri i saj, Besnik Bislimi ka arritur një marrëveshje në Bratislavë me emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak mbi hapat e zbatimit të deklaratës së 3 qershorit të BE-së për deeskalim të situatës në katër komunat në veri. Prej atij momenti, Republika e Kosovës ka përmbushur pikën e parë të atij dakordimi me rastin e uljes prej 25% të pranisë së pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në dhe përreth ndërtesave komunale. Si rezultat i zbatimit të pikës së dytë, e cila parasheh vlerësimin e përbashkët të situatës së sigurisë, javën e kaluar numri i policëve në dhe përreth ndërtesave komunale është ulur edhe për 25% tjera. Ndërkaq në kuadër të pikës së tretë të dakordimit të Bratislavës, ne tashmë kemi themeluar grupin punues përgjegjës për hartimin e udhëzimin administrativ që mundëson zgjedhjet e parakohshme. Kosova po respekton dakordimin me BE-në”, tha Kryeziu.

Zëdhnësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu, kritikoi Serbinë spër nxitje të tensioneve. Tha se Qeveria mbetet vigjilente për çdo ri-eskalim qe mund të vij në katër komunat veriore.

“Në të njëjtën kohë, në terren ne kemi një sitautë të deeskaluar në shkallë të konsiderueshme. Siguria është më e mirë. Situata është më e qetë. Janë bërë rreth 2 muaj prej kur është shënuar incidenti i fundit i dhunshëm. Teksa janë ndërmarrë hapat e parë që do të mundësojnë zgjedhjet e parakohshme. Pra ka edhe përmirësim të situatës por edhe hapa drejt zgjedhjeve të parakohshëm. Megjithëse ne mbesim vigjilent për ri-eskalimin potencial që mund të vijë nga deklaratat që nxisin urrejtje dhe agresiviteti politik e shtetëror nga Serbia”.

Qeveria e Kosovës kërkoi nga BE-ja që sa më shpejtë t’i tërheq masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Prandaj edhe qëndrimi ynë vazhdon të jetë që masat ndaj Kosovës kanë qenë të padrejta dhe vazhdojnë të mbesim të atilla, sidomos pas progresit në zbatimin e marrëveshjes së Bratislavës por edhe pas përmirësimit të situatës në terren”. Sa i përket zbatimit të marrëveshjes me Serbinë, zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu, tha se Qeveria është e gatshme për zbatimin e saj në mënyrë të sekuencuar.

“Kur flitet për zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksin e saj, duhet gjithmonë të theksohet gatishmëria, konktruktiviteti dhe angazhimi ynë për zbatim të tyre në mënyrë të sekuencuar dhe të balancuar. Ndërkaq në anën tjetër, duhet gjithmonë të theksohet refuzimi publik i njëpasnjëshëm i Serbisë për të zbatuar ato, bashkë me shkeljet e vazhdueshme, pas asnjë vërejtje apo pasojë nga BE-ja”.

Reagimi i Qeverisë erdhi pasi BE-ja kërkoi që të ndërmerren hapa tjerë për de-eskalimin e situatës në veri. “Nevojiten hapa të tjerë në veri, zgjedhjet të mbahen sa më shpejtë” tha njëri nga zedhënësat e BE-së, Peter Stano./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button