Kaloni te përmbajtja kryesore

​Qeveria i kërkon presidentes autorizim për kredi dhe ndan 3 milionë për rehabilitimin e rrugëve

Qeveria i kërkon presidentes autorizim për kredi dhe ndan 3 milionë për rehabilitimin e rrugëve
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sonte një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar ndarjen e 3 milionë euro shtesë për Projektin “Rehabilitimi i Rrugëve Rajonale”.

Qeveria po ashtu ka miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhënien e autorizimit, ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për nënshkrimin e marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) Sh.A. dhe KfË, Frankfurt am Main, për Projektin “Programi i Energjisë Solare I (Solar4Kosovo I) – Fotovoltaike”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button