Kaloni te përmbajtja kryesore

Putini takohet me ministrin e Mbrojtjes në Moskë

Presidenti rus, Vladimir Putin është takuar me ministrin e Mbrojtjes së Kinës, Li Shangfu të dielën, për të folur për bashkëpunimin e ngushtë ushtarak sipas Kremlinit.

Putini ka thënë se vizita e presidentit kinez Xi Jinping ishte shumë produktive dhe marrëdhëniet mes Kinës dhe Rusisë janë duke shkuar mirë në të gjitha fushat duke përfshirë edhe departamentin ushtarak, ka thënë Kremlini.

Putini ka thënë se bashkëpunimi ushtarak është pikë e fort në marrëdhënien mes dy vendeve.

Para se ai të niste udhëtimin e tij Li tha se Moska dhe Bijingu “kanë marrëdhënie shumë të forta”.

Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu ishte gjithashtu prezent në mbledhje.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button